Në kuadër të javës së anglishtes, e cila përkoi edhe me festat e 7-8 Marsit, nxënësit e shkollës sonë së bashku me mësuesin e lëndës përkatëse organizuan një aktivitet festiv. Ishin pikërisht nxënësit, ata të cilët performuan me poezi në gjuhën angleze si për festën e mësuesit, ashtu edhe për festën e nënës. Gjithashtu aktiviteti kishte në përmbajtjen e tij pjesë humoristike, këngë të ndryshme dhe valle të huaja e shqiptare.