Në ditën e luftës kundër  bullizimit Shkolla E Mesme Jopublike “Mehmet Akif”-Djem organizoi një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e klasave të 10-ta. Në aktivitet morën pjesë nxënësit e shkollës së bashku me mësuesit . Gjatë aktivitetit nxënësit u informuan për format në të cilat shfaqet bullizmi, për efektet dhe pasojat që ka bullizmi në shkollë, si edhe për mënyrat dhe format e parandalimit të tij.

Me rastin e kësaj dite nxënësit dizenjuan fletëpalosje, postera si edhe vendosën në skenë pjesë aktrimi dhe një pjesë filmike të shkurtër me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve dhe mësuesve të shkollës.