Nën moton “Krijo oksigjenin tënd” nxënësit e shkollës së mesme jopublike “Mehmet Akif” Djem janë bërë promotorët e parë të ndryshimit. Secili prej tyre ka mbjellë në hapësirën e gjelbërt të parkut të Divjakë-Karavasta, pemët në emrin e tij duke hedhur kështu hapat e parë në pyllëzimin e zonës. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë, përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore. Zona është e mirënjohur jo vetëm për bukurinë e saj natyrore dhe biodiversitetin, por edhe për aktivitetet tradicionale ekonomike dhe turizmin.