Të nderuar nxënës,kthehemi sërisht në Shtator sëbashku me klasat e 10-ta për tiu bashkuar programit të orientimit. Ky program 5-ditor synon të njohë studentët me ambjentin e shkollës tonë si dhe ti orientojë ata në lidhje me kurrikulën që ne zbatojmë dhe metodat e mësimdhënies.
Aktivitetet e njëpasnjëshme do t’i ndihmojnë nxënësit të njihen me planin akademik, ambjentet e shkollës, stafin akademik, jetën në konvikt si dhe miqësohen me klimën e re shoqërore. Me ndihmën e nxënësve më të rritur, mësuesve dhe kujdestarëve kjo fazë do të jetë informative dhe argëtuese.

Ju urojmë suksese të gjithë nxënësve pjesëmarrës në javën e parë të orientimit të shkollës “Mehmet Akif ” Djem.