Një ndër qëllimet kryesore të shkollës sonë është ndërgjegjesimi dhe informimi i nxënësve rreth rëndësisë së të jetuarit shëndetshëm. Duke u bazuar në këtë kuadër klasat e 10-ta të shkollës sonë morën pjesë në një seminar informimi në lidhje me efektet negative të përdorimit të drogës, alkoolit dhe duhanit.

Ata u njohën me efektet e përdorimit të drogës në shëndetin fizik dhe mendor, me rolin që luajnë prindërit sëbashku me ata që na rrethojnë në lidhje me konsumimin e drogës, alkolit dhe duhanit, si edhe me disa forma të parandalimit të tyre.