Nxënësit e klasave të 12-ta të Shkollës së Mesme Jopublike “Mehmet Akif” Djem në kuadër të temës “Sistemi Bankar, Banka Qëndrore dhe funksionet e saj” vizituan ambjentet e brendshme të Bankës Qendrore të Shqipërisë për tu informuar mbi proceset e emetimit të parasë, zhvillimin e politikave monetare, hartimin dhe miratimin e kursit të këmbit valutor, administrimi i rezervave valutore si dhe funksionimin kombëtare të pagesave.