Shkolla e Mesme Jopublike “Mehmet Akif” (Djem) ka vite që operon në Shqipëri me performancë në rritje në fushën e arsimit duke berë të mundur që interesi për shkollën tonë të jetë i lartë.
Me moton “Cilësia në radhë të parë” ky institucion aplikon metoda efikase për evidentimin dhe përzgjedhjen e nxënësve më të mirë.
Duhet theksuar se me anë të provimeve të përgjithshme hyrëse përkatesisht për klasat e 8-ta dhe të 9-ta, për nxënësit më të mirë ofron bursa në nivele të ndryshme.
FAZA I- Regjistrimi për provim
Nxënësit pasi paraqiten pranë ambjenteve të shkollës drejtohen tek zyra e rregjistrimit, ku marrin një informacion të detajuar mbi arsimimin, metodat, ambjentet etj.
FAZA II - Provimi i përgjithshëm
Provimin e përgjithshëm është i detyrueshëm
Provimi zgjat 150 minuta.
Në provim përfshihen pyetje nga: logjika, matematika, gjuha dhe letërsia.
Ditën e provimit nxënësi duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi me fotografi, laps dhe gomë
Faza III- Shpallja e Rezultateve
Rezultatet e provimit shpallen brenda një jave.
Këto rezultate i gjeni të afishuara në gazetë dhe në faqen e internetit të shkollës përkatëse.
Faza Iv- Shpallja e Datave të regjistimit
Regjistrimi është i ndarë në dy faza:
1. Datat e regjistrimit për fituesit
2. Data e regjistirmit për listën rezervë
Faza V- Regjistrimi pranë shkollës
Rregjistrimi në shkollë dhe firmosja e kontratës së shkollimit etj me prindërit e nxënësit.
Dokumentacioni që nevojitet për regjistrim pasi jeni shpallur fitues.
Dokumentacioni
Shkolla 9-vjecare
Në bazë të Dispozitave Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar
neni 22/3,4 :
-Certifikata e lindjes së nxënësit
-Dëftesë e risigluar e shkollës 9 – vjeçare (nga DAR/ZA përkatëse)
Në bazë të ligjit 15/2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve ngjitese”:
-Vërtetim të vaksinave, marrë nga qendra shëndetesore/konsultori i fëmijës sipas vendbanimit përkatës.