Shkolla e Mesme Jopublike “Mehmet Akif” (Djem) është në përpjekje të vazhduar të përmbushë pritjet dhe nevojat e nxënësve dhe prindërve tanë.Statistikat e fundit kanë treguar se ka një rritje të kërkesës për akomodim dhe për këtë arsye ne kemi krijuar një mjedis të ngrohtë dhe të rehatshëm për nxënësit tanë në mënyrë që ata të ndihen sikur janë në shtëpi.
Ne i ofrojmë nxënësve tanë me shumë aktivitete sociale, edukative, dhe sportive, të cilat ofrojnë mundësi rritjen e aftësive personale, përgjegjësinë dhe pavarësinë, në mënyrë që t’i përgatiten për jetën e tyre personale dhe profesionale në të ardhmen.
Prindërit e nxënësve tanë janë të kënaqur nga kujdesi që marrin fëmijët e tyre. Ne mirëpresim çdo telefonatë, mesazh ose e-mail nga prindërit e nxënësve në çdo kohë duke ofruar kështu siguri edhe mbështetje për nxënësit.