Ne iu ndihmojmë të ndërtoni të ardhmen tuaj.

Në emër të gjithë stafit dhe nxënësve të shkollës së mesme jopublike “Mehmet Akif” Djem kemi kënaqësine tju urojmë mirëseardhjen në faqen zyrtare.

Gjatë eksplorimit të faqes ju do të keni mundësinë të njiheni më nga afër me gjithçka bëjmë për t’i ndihmuar nxënësit  tanë të bëhen liderat e së ardhmes, të mësojnë të bëjnë zgjedhje efektive për të qenë qytetarë të denjë të shoqërisë.

Shkolla jonë ka nxënës  entuziast që kanë dëshirë të mësojnë, me prindër mbështetës të interesuar në edukimin e fëmijëve dhe një staf të përkushtuar që iu mundëson atyre një edukim bashkëkohor.

Ne promovojmë vetë-disiplinë dhe inkurajojmë të gjithë nxënësit tanë të njohin përgjegjësitë e tyre. Ne punojmë për të siguruar që nxënësit tanë të ndjehen të sigurt dhe të dinë të vendosin objektivat e duhura.

Stafi akademik inkurajon nxënësit tanë që të përfshihen plotësisht në aktivitetet e shkollës. Ne ofrojmë aktivitete kulturore, sportive, të lidershipit  dhe aktivitete të tjera. Ne sigurojmë që trekëndëshi shkollë – prind – nxënës të jetë efektiv në bashkëpunimin për plotësimin e objektivave të përbashkëta.

Ne jemi në rrugën drejt suksesit, ejani të shkëlqejmë së bashku!

Lajmet e fundit

Kolegji “Mehmet Akif” Djem, ka filluar regjistrimet për vitin e ri akademik 2021-2022 për klasat e 10-ta.

Kolegji “Mehmet Akif” Djem, ka filluar regjistrimet për vitin e ri akademik 2021-2022 për klasat e 10-ta.
Mund të regjistroheni online për provimin e pranimit. Mundësi për 40 bursa për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta me anë të regjistrimit në linkun
Regjistrohuni ketu!
• Eksperiencë 27 vjeçare në fushën e arsimit
• Suksese në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare
• Klasa të digjitalizuara me 24 nxënës
• Staf me eksperiencë dhe i përkushtuar
• Mësim në gjuhën ANGLEZE
• Gjuhë të huaja TURQISHT dhe GJERMANISHT
• Laboratorë
• Akomodim me kushte bashkëkohore
• Mjedise komode dhe ushqim cilësor
• Sukses i provuar me arritjet e studentëve tanë në universitete
NE JU NDIHMOJMË TË ARRINI ËNDRRËN TUAJ!