Kolegji “Mehmet Akif Djem” përbëhet nga 2 ndërtesa dhe 1 fushë sportive, ka kushte bashkëkohore, mjedise komode për zhvillimin e një mësimi sa më efektiv.

Klasat janë pajisur me sistem ngrohjeje, tabela elektronike dhe tabela perdorimi praktik . Çdo klasë ka kapacitet optimal për zhvillimin e ores së mësimit dhe në muret e klasës janë vendosur stenda, të cilat paraqesin punimet e nxënësve në lëndë të ndryshme.

Ambientet e brendshme të shkollës ofrojnë gjithë kushtet për tu ndjerë komodë gjatë gjithë proçesit ditorë.

Ndërtesa e Konviktit (Godina A), është një godinë me katër kate me një kapacitet të përgjithshëm prej 160 vendesh. Konvikti ka të gjitha kushtet e nevojshme për akomodimin e nxënësve.

Ndërtesa e Shkollës (Godina B) dhe mensa (Godina B) , është një godinë me tre kate. Në të cilën kati i parë është mensë, ndërsa në katin e dytë dhe të tretë janë klasat dhe laboratoret për mësim. Në këtë godinë ndodhen salla e konferencave, laboratori i informatikës dhe salla e multimedias.

Në ambientet sportive të mbyllura në shkollën tonë mund të ushtrohen futbolli, basketbolli, vollejbolli, ping-pong etj.

14717294_546683318853468_6264590780273695202_n
14212209_528793133975820_8630052009752288992_n