Shkolla e Mesme Jopublike “Mehmet Akif” (Djem)  është në përpjekje të vazhduar të përmbushë pritjet dhe nevojat e nxënësve dhe prindërve tanë.Statistikat e fundit kanë treguar se ka një rritje të kërkesës për akomodim dhe për këtë arsye ne kemi krijuar një mjedis të ngrohtë dhe të rehatshëm për nxënësit tanë në mënyrë që ata të ndihen sikur janë në shtëpi. 

Ne i ofrojmë nxënësve tanë me shumë aktivitete sociale, edukative, dhe sportive, të cilat ofrojnë mundësi rritjen e aftësive personale, përgjegjësinë dhe pavarësinë, në mënyrë që t’i përgatiten për jetën e tyre personale dhe profesionale në të ardhmen.

Prindërit e nxënësve tanë janë të kënaqur nga kujdesi që marrin fëmijët e tyre. Ne mirëpresim çdo telefonatë, mesazh ose e-mail nga prindërit e nxënësve në çdo kohë duke ofruar kështu siguri edhe mbështetje për nxënësit.

Konvikti përfshin dhoma gjumi me kapacitet prej 6-8 anëtarësh, klasa ku nxënësit mund të kryejnë studime shtesë përveç seancave të planifikuara paraprake, kuzhine, dhoma dushi, një dhomë mjekësore dhe zona të përbashkëta me mundësi të ndryshme argëtimi. Stafi i konviktit punon ngushtë me stafin e shkollë për të siguruar që aktivitetet e konviktit të mbështesin dhe të rrisin kurrikulën e shkollës.

Drejtoria e konviktit luan një rol të rëndësishëm në bashkërendimin e punës midis ekipit  mbështetës të mbikëqyrësve dhe mentorëve të kualifikuar dhe të trajnuar. Konvikti është vendi ku krijohen miqësi të qëndrueshme dhe të forta, të cilat nuk janë të kufizuara vetëm gjatë jetës shkollore, por vazhdojnë edhe pas largimit nga shkolla.