Politika e Punësimit
Apliko për mësues
Nevoja për mësues të rinj është gjithmonë prezente sidomos në rastin e një institucioni arsimor prestigjoz.
Personat të cilët kanë dëshirë të punojnë si mësues pranë shkollës së mesme jopublike “Mehmet Akif”(Djem) duhet të bëjnë aplikimin duke plotësuar formularin online si edhe duhet të dërgojnë CV e tyre në mënyrë elektronike.
Pasi vlerësohen CV- të të depozituara kontaktohet dhe lihet një orar, në të cilin i interesuari vjen dhe prezanton një orë mësimi përballë një komisioni të posaçëm.
Komisioni vlerëson performimin e mësuesit kandidat dhe përcakton etapat në vijim nëse ka interesim të ndërsjelltë. Pas pranimit mësuesi i nënshtrohet një mori metodash për rritjen dhe përshtatjen e këtij të fundit me sistemin e shkollës.
Pas miratimit të komisionit, dokumentet që duhet të plotësojë mësuesi i ri janë të bashkangjitura.
DOKUMENTACIONI
Licenca
Libreza e punës
Libreza e kontributeve shoqërore
Kopje të noterizuara të diplomës
Listë të notave
Libreza shëndetësore
Raporti mjeko-ligjor
Fotokopje e kartës së identitetit
Numri i llogarisë bankare