Dy nxënësit e klasave të 10-ta të shkollës “Mehmet Akif” Djem Regis Gashi dhe Klaudio Bajraktari fituan medalje bronzi në olimpiadën UNIPO.
“UNIPO” është olimpiadë e një formati online ku projektet e përgatitura dhe regjistrimet e tyre filmike i nënshtrohen gjykimit të një paneli shkencëtarësh, të cilët gjykojnë vlefshmërinë dhe inovacionin që paraqet projekti konkurues.
Projektet prezantohen online dhe kjo u jep mundësi studentëve nga e gjithë bota të konkurojnë në një olimpiadë ndërkombëtare.Ne inkurajojmë për vitin e ri akademik çdo nxënës të shkollës tonë dhe çdo mbikëqyrës në kategoritë fizikë, kimi, ekologji, inovacion dhe IT që të konkurojnë në një format të tillë.

Për informacione të mëtejshme ju sugjerojmë linkun e mëposhtëm: http://unipo.org/
Presim për sukseset tuaja të mëtejshme!