Puna gjithmonë shpërblehet… Kështu dhe mundi dhe sakrifica e nxënësit tonë Boris Shahu u shpërblye me medalje në olimpiadën GENIUS e cila u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë olimpiadë morën pjesë nxënës nga më shumë se 70 vende të botës dhe afërsisht 3000 nxënës. Borisi arriti të rrëmbente medaljen e bronzit në kategorinë e esesë. Përveç emrit të shkollës Borisi ngriti lart dhe flamurin kuq e zi dhe na bëri të gjithëve krenar. I urojmë suksese të mëtejshme Borisit.