Njoftohen të gjithe nxënësit e klasave të 8-ta, fitues të provimit të pranimit të datës 04 Maj 2019, të cilët kanë emrin në listen e fituesve të shpallur në gazetën panorama dhe në faqen tonë të internetit se në datën 16 Qershor ora 18:00 do të fillojë faza e dytë për përfitimin e bursës për klasën e 10, cila do të zgjasë nje javë.

Pas fazës së dytë të përfitimit të bursës, nxënësit do të rifillojnë sërisht më 9 Shtator për tiu bashkuar programit të orientimit për klasat e 10-ta.

Programi i orientimit synon që nxënësit e rinj të përshtaten dhe të njohin më mirë jo vetëm njëri tjetrin dhe ambjentet e shkollës por edhe metodat tona të mësimdhënies.

 

Ju mirëpresim në Kolegjin “Mehmet Akif” Djem.